Ankesa nga Departamenti i Drejtësisë ndaj Google, e cila u bë gjatë së enjtes, i bëri thirrje kompanisë që të heqë dorë nga Google Ad Manager, një grup mjetesh duke përfshirë një që lejon faqet e internetit të vendosin hapësirë reklamash për shitje dhe një tjetër që shërbeu si një treg reklamash që përputhte automatikisht reklamuesit me botuesit e reklamave.
Nëse padia e Departamentit të Drejtësisë do të ketë sukses, atëherë “reklamuesit dhe botuesit mund të kenë më shumë ndikim me më shumë opsione – dhe rrjedhimisht më shumë konkurrencë”, tha Neil Begley nga Moody’s Investors Service, raporton Reuters.
Drejtuesit e industrisë së reklamave thonë se biznesi i Google në vendosjen e reklamave në faqet e internetit që nuk zotëron i jep Google informacion të vlefshëm mbi efektivitetin e një reklame.
Apple e ka “aftësinë për të qenë një forcë e re dominuese” në reklamim, për shkak se ata kanë të dhëna të cilat i marrin nëpërmjet telefonave të tyre, shfletuesit të tyre të internetit Safari dhe shpërndarjes të aplikacioneve nëpërmjet App Store, shtoi tutje Attain.