tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Zelensky zotohet për çrrënjosje të korrupsionit në Ukrainë

tëvë1 nga tëvë1
24/01/2023
A A
​Zelensky: Ukraina është e gatshme të pranojë statusin neutral

Volodymyr Zelensky

Share on FacebookShare on Twitter

Shkarkimet dhe dorëheqjet u bënë në kohën kur Polonia dërgoi një kërkesë zyrtare në Berlin për të rieksportuar tanket e saj Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Berlini e ka marrë kërkesën zyrtare të Varshavës, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, në një postim në Twitter.

Një burim i Qeverisë gjermane tha për Reuters se kërkesa e Varshavës për të rieksportuar deri në 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, është pranuar, megjithëse Gjermania nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Gjermania, fillimisht, kishte treguar hezitim si për t’i ofruar tanke të tilla Kievit, ashtu edhe për t’i lejuar vendet e treta që kanë tanke Leopard që t’i dërgojnë ato në Ukrainë.

Por, Berlini është nën presion të fortë nga Ukraina dhe disa aleatë të NATO-s për të ndryshuar pozicionin e tij dhe për të lejuar rieksportimin e Leopardëve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është i bindur se Aleanca do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë.

“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në Ukrainë, dhe ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë më shpejt”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke qëndruar përkrah ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, më 24 janar.

Më 23 janar, grupi gjerman i mbrojtjes Rheinmetall tha se mund të dorëzonte 139 tanke luftarake Leopard në Ukrainë, nëse një gjë e tillë kërkohet gjatë muajve të ardhshëm.

Kremlini, ndërkohë, tha se dërgesat gjermane të tankeve në Ukrainë nuk do të sillnin “asgjë të mirë në marrëdhëniet e ardhshme” mes Berlinit dhe Moskës.

Zhvillimi në dërgesat e mundshme të tankeve po ndodh në një kohë, kur autoritetet ukrainase u zotuan se do ta luftojnë korrupsionin, me tre zyrtarë që njoftuan për largimin e tyre të martën.

Nënkryetari i administratës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, njoftoi më 24 janar se i kishte paraqitur dorëheqjen Zelenskiyt.

“Falënderoj presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për besimin dhe mundësinë për të kryer vepra të mira çdo ditë dhe çdo minut”, shkroi Tymoshenko në Telegram.

Pak kohë pas njoftimit të Tymoshenkos, zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov, që ishte përgjegjës për furnizimin e ushtrisë me ushqim dhe pajisje, gjithashtu dha dorëheqje, duke përmendur “akuzat e mediave” për korrupsion. Në një njoftim në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se dorëheqja e Vyacheslav Shapovalovit ishte “veprim i denjë”, që do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në ministri.

Dy zëvendësministra, Vyacheslav Nehoda dhe Ivan Lukerya, dhanë gjithashtu dorëheqje nga Ministria e Komuniteteve dhe Zhvillimit të Territoreve të Ukrainës më 24 janar.

Nehoda dhe Lukerya konfirmuan dorëheqjet në llogaritë e tyre në Facebook.

Më 24 janar, Oleksiy Symonenko, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, u shkarkua. Njoftimi për shkarkimin e tij nuk jepte arsye për vendimin, por thuhej se është bërë “sipas dëshirës së tij”.

Largimet e tre zyrtarëve pasuan njoftimin e Zelenskyt, më 23 janar, se do të bënte ndryshime në udhëheqje në nivele të larta dhe të ulta.

“Tashmë ka vendime për personelin – disa sot, disa nesër – në lidhje me zyrtarët në nivele të ndryshme në ministri dhe struktura të tjera të qeverisë qendrore e lokale, si dhe në institucionet e zbatimit të ligjit”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij.

Skandali i korrupsionit shpërtheu më 22 janar, kur Ministria e Mbrojtjes u akuzua nga një gazetë investigative për mbipagimin e furnizuesve për ushqimin e ushtarëve ukrainas. Furnizuesi ka thënë se faji ishte i tyre nga një gabim teknik dhe nuk ishin dhënë para shtesë. Ministria tha se akuzat ishin të pabaza.

Në të njëjtën ditë, zëvendësministri i Infrastrukturës i Ukrainës u arrestua me dyshimin se kishte marrë ryshfet prej 400 mijë dollarësh për importimin e gjeneratorëve në shtator, një akuzë të cilën ai e mohon./rel

Të ngjashëm

​Kancelari gjerman: Nuk ka shpresë për bisedime paqeje derisa Rusia të tërhiqet nga Ukraina
RAJONI/BOTA

​Kancelari gjerman: Nuk ka shpresë për bisedime paqeje derisa Rusia të tërhiqet nga Ukraina

03/02/2023
​Finlanda dhe Suedia të vendosura të hyjnë bashkë në NATO
RAJONI/BOTA

​Finlanda dhe Suedia të vendosura të hyjnë bashkë në NATO

03/02/2023
Presidenti i Maqedonisë së Veriut nuk e merr pagën e janarit
RAJONI/BOTA

Presidenti i Maqedonisë së Veriut nuk e merr pagën e janarit

03/02/2023
Nis në Kiev samiti BE-Ukrainë
RAJONI/BOTA

Nis në Kiev samiti BE-Ukrainë

03/02/2023
Vuçiq: Serbia do dialog dhe kompromis, por ka parimet e veta
RAJONI/BOTA

Vuçiq deklaron se ndihej krenar për sanksionet që iu vendosën më 1999

03/02/2023
Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar, presioni tash tek Prishtina
RAJONI/BOTA

Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar, presioni tash tek Prishtina

03/02/2023
Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
0

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin "Info Nata" në Tëvë1 foli për rrezikun e mbylljes së shkollave...

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
0

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi. Idrizi në emisionin “Info...

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
0

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin...

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.