Ndihmësi presidencialc, Kyrylo Tymoshenko tha se kishte pasur tre shpërthime në Kiev.
Dy objekte u dëmtuan rëndë në qytetin qendror të Dnipros dhe u raportuan ndërprerje të energjisë në Zhytomyr.
Sulmet e fundit erdhën 24 orë pasi Kievi u godit nga dronët “kamikaze”.
Dronët pa pilot, që besohet se janë të prodhuar nga Irani, vranë të paktën tetë njerëz në kryeqytet dhe qytetin verior të Sumy, dhe goditën infrastrukturën kritike, me ndërprerje të energjisë elektrike të raportuara në qindra qytete dhe fshatra, raporton BBC, transmeton teve1.info
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u përgjigj duke thënë se pushtuesit e Rusisë po vazhdojnë të bëjnë “atë që bëjnë më mirë – terrorizojnë dhe vrasin civilët”.
Sulmet në një termocentral në Kiev lanë një zonë në bregun e lumit Dnipro pa energji elektrike dhe ujë.
Në Zhytomyr, kryebashkiaku tha se nuk kishte energji apo ujë në qytet dhe spitalet po punonin për energjinë rezervë
Ndërkohë, në një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve që nga fillimi i luftës në Rusi në shkurt, u shkëmbyen 218 të burgosur – përfshirë 108 gra ukrainase.