Një qytetar serb është arrestuar në Zveçan pasi është prezantuar me identitet të rrejshëm.
Sipas PK-së, qytetari kur është ndaluar nga zyrtarët policorë është prezantuar si doganier i Kosovës dhe ka refuzuar të prezantojë dokumentet personale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkootesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit”, thuhet nga Policia.
Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./teve1.info/