Le të analizojmë çdo pikë të propozuar të Kurtit se ku është qëllimi i tij

         Pika 1 e propozimit është ajo që përfaqësuesit e SHBA kanë potencuar që asgjë jashtë konturave të kushtetutshmërisë.

         Pika 2 dhe 3 në këtë pjesë vizita e tij në Turqi ishte që të këtë mbështetjen e Erdoganit në Komunën e Mamushit për ta orientuar atë të jetë pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe që kështu të mund të ik sistemit monoetnik, si dhe të ketë ndikim në Bosnje e Serbi që edhe atje të fillojnë që mbështet “myslimanët” në formimin e një Asociacionit siç e ka Kosova për serbët dhe kështu të detyrohet Serbia të tërhiqet nga insistimi për të formuar AMS.

         Pika 4 do të arsyetojë në të ardhmen intervenimin në luftimin e këtyre grupeve se kur do të ndodhë kjo do të varet nga kalkulimet politike në prag të fushatave të mundshme nacionale si dhe ndërtimi i nënbazave policore në pjesën veriore deri të krijimi i një baze të re ushtarake për xhandermarinë e Kosovës.

         Pika 5 dhe 6 këto dy pika do të jenë pjesë e pikës së 4 në kuazën e re politike që unë rezistova kundër presionit ndërkombëtar duke ruajtur Kosovën dhe integritetin e saj e jo siç ka punuar deri më tani këto partitë të ish regjimit.

Ky është backup plani në rast se nuk do të këtë marrëveshje finale apo në rast se do të kërkojë ri-legjitimitet politik për ashtu të quajtur nënshkrimin e marrëveshjes finale më Serbinë.

 

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info