Ka vdekur 26 vjeçari i cili ishte në gjendje kritike pas aksidentit të ndodhur në Leposaviq.
Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se ka vdekur i lënduari i cili ishte në gjendje kritike.
Ndryshe, në këtë aksident të lënduar mbetën edhe katër persona të tjerë.
Aksidenti kishte ndodhur në mes dy veturave në hyrje të Leposaviqit.
Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Leposaviq, njëri në gjendje kritike







