Kthimi i tyre u bë në Universitetin e Kembrixhit, 22 vjet pasi u panë për herë të fundit.
Këta libra të vegjël, kanë qenë të lidhur me lëkurë, të cilat vlejnë miliona paund dhe përfshijnë edhe skicën e shkencëtarit “pema e jetës”.
Më pas, biblioteka filloi një apet mbarëbotëror për t’i gjetur ata, ku kthimi i tyre u bë pas 15 muajsh kur BBC theksoi se fletoret janë zhdukur.
“Ndihem i gëzuar,” tha bibliotekarja e universitetit Dr Jessica Gardner.
Ajo e gëzuar dha lajmin, duke u shprehur se “fletoret janë të sigurta, janë në gjendje të mirë, janë në shtëpi.
Ata u dorëzuan në mënyrë anonime në një çantë dhuratë, që përmbante kutinë origjinale të kaltër, ku mbaheshin fletoret dhe një zarf të thjeshtë më ngjyrë kafe.
Sipas saj, ai njeri që i ktheu fletoret është një njeri i vërtetë.