Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në orët e mbrëmjes në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka shpërthyer një zjarr.
Sipas njoftimit thuhet se në vendin e ngjarjes janë Policia, zv. Ministri Blerim Sallahu dhe intervenimet e zjarrëfikësve.
“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu. Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, thuhet në njoftim./teve1.info./