Sipas Abdixhikut, shoqëria kosovare ka diçka thellësisht të tmerrshme, teksa ka shtuar se tanimë duhet një veprim kombëtar, duke filluar nga policia prokuroria e gjyqësia, raporton teve1.info.
“Ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë; dhe ne nuk mund të sillemi në cikël të njëjtë reagimi; nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër. Na duhet një veprim kombëtar, nga policia tek prokuroria e gjyqësia, nga edukimi e mbështetja kolektive, për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas drejt e në rrënjë. Kosova mundet më ndryshe. Shoqëria jonë duhet të jetë më ndryshe”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku më tej ka përmendur edhe rastin e vrasjes së një arsimtare nga burri i saj në Prishtinë, duke theksuar se kjo gjendje nuk duhet të normalizohet.
“Fjalët tani humbin peshën. Asgjë çfarë themi sot nuk kthen prapa jetën e shuar të një gruaje të pambrojtur e jetën e pa nisur të një fëmije. Si prind e familjar ndjej dhimbje dhe mllef për humbjen e trishtë të kësaj mbrëmje. Si pjesë e spektrit politik, ndjej obligimin njerëzor për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë. Ky duhet të jetë misioni ynë parësor sot”.
Tutje, Abdixhiku ka ftuar organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pa kompromis ndaj rastit të sotëm./teve1.info./