Policia e Kosovës ka njoftuar se një shoferi i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaji dhe i janë shqiptuar gjoba për kundër vajtje në trafik, në një pikë kontrolli në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Sipas Policisë së Kosovës shoferi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka është 50 km/h, ka lëvizur me shpejtësi 121 km/h.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e një (121) km/h.Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në njoftimin e PK-së.