Presidenca ka njoftuar se në një ceremoni të mbajtur në Bashkinë e Sofjes, Osmani ka thënë të jetë e nderuar me këtë Çelës dhe se kjo i hapë rrugë bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Gjatë vizitës në Bullgari, Presidentes Vjosa Osmani në shenjë nderimi i është dhuruar çelësi i Sofjes nga prefektja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova. Në një ceremoni të mbajtur në Bashkinë e Sofjes, Presidentja Osmani ka thënë të jetë e nderuar me Çelësin e kryeqytetit të Bullgarisë dhe se kjo i hapë rrugë bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet shteteve, kryeqyteteve dhe popujve”, thuhet në njoftim./teve1.info/