Një aksident trafiku ka ndodhur në Parallovë të Artanës ku një veturë është rrokullisur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person, i cili pas marrjes së ndihmës është liruar nga spitali.
“Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se sot rreth orës njëmbëdhjetë ka ndodhë një vet aksident në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan Prishtinë. Njoftohet për një person të lënduar si pasoj e vet aksidentit i cili pas ndihmës së marrë në spital është liru në shpi. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hashani.
Ai tha se njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit./EO/