I njëjti është shoqëruar në polici, kurse janë sekuestruar një armë automatike AK 47, një copë fishekë dhe një karikator.
“Është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.