Sipas saj, në qoftë se do krijohet ndonjë destabilitet politik në vend, në këtë mënyrë do shtohen kërkesat nga Bashkimi Evropian ndaj Kosov֝ës.
“Liberalizimi i vizave kryekëput ka të bëjë edhe me zhvillimet politike në vend, e në një farë mënyre edhe me dialogun. Në qoftë se ndodhë përsëri ndonjë ngjarje e cila krijon destabilitet politik në Kosovë, do dalin kritere tjera, përsëri do dalë ndonjë kërkesë nga Bashkimi Evropian dhe do mundohen që ta shtyjnë çështjen e liberalizimit të vizave”.
Më tej, Tahiri-Beqa tha se tani me vendimin e Këshillit të Ambasadorëve, i bie që jemi një fazë para përfundimit, pasi siç tha ajo, kur merret miratimi nga ana e tyre, realisht jepet drita jeshile për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian./teve1.info./