Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se zyrtarët policor dhe ata komunal të Zgjedhjeve janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër.
Sipas tij, sulme të tilla me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme dhe se organizimi i këtyre zgjedhjeve është obligim kushtetuese.
“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare. Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cënohet nga askush”, shkroi ndër tjerash ai.
Tutje, ministri bëri të ditur se tashmë Policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të gjithë kriminelëve të përfshirë në sulmet e sotme.