Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka apeluar për kujdes tek mërgimtarët të cilët janë nisur për vendlindje, teksa ka shtuar se Kosova do t’i pres gjithmonë krahëhapur, përcjell teve1.info
“Mëngjesi i 25 korrikut të vitit të kaluar ishte i rëndë për shtetin e për popullin tonë. Autobusi që po sillte mërgimtarët nga Gjermania në Kosovë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 bashkëqytetar tanë e u lënduan dhjetëra të tjerë. Familjet Sylmetaj, Binakaj, Kastrati, Bellanica, Rrustemi, Kolmekshaj, Maloku, Idrizaj e Hoxha humbën më të dashurit e tyre. Mërgata jonë ka mbajtur vendin gjallë në kohë lufte e paqe. Andaj, humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve”, ka shkruar ai.
“Të dashur mërgimtarë që keni arritur në vendlindje e ju që jeni nisur drejt nesh, ju lus për kujdes dhe uroj të kaloni pushime të mbara në Kosovë. Familjet tuaja, të gjithë ne dhe vendi juaj do ju pres gjithmonë krahëhapur”, shtoi Sveçla.