Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon me propagandat e tij.
Ai përmendi edhe sulmet ndaj KFOR-it nga grupet kriminale në Zubin Potok, teksa shtoi se Serbia duhet të ndalojë së organizuari strukturat ilegale.
“Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet. Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, shkroi ai./teve1.info/
Policia mohon se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok