Krejt kjo pas një mosmarrëveshje verbale rreth hedhjes së mbeturinave.
Policia ka bërë të ditur se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Pas një mosmarrëveshje verbale rreth hedhjes së disa mbeturinave janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje”thuhet në raport.