Tëvë1 sot ka qëndruar në këtë qytet të Serbisë, ndërsa aty janë parë qytetarë serbë nga veriu i Kosovës, duke u pajisur me targat “KM”.
Aty u panë qytetarë serbë që po regjistronin veturat.
Qytetarët serbë të veriut të Kosovës nuk pranuan të prononcohen para kamerës së Tëvë1 në Rashkë.
Por, edhe të mërkurën, në këtë zyre, u pa të punohej si zakonisht.
E prezenca e televizionit nuk u pëlqeu autoriteteve serbe.
Pas disa minutave në afërsi të kësaj zyreje erdhën pjesëtarë të ushtrisë serbe, nga baza ushtarake që ndodhet në afërsi të këtij objekti dhe afër kufirit me Kosovën.
Ani pse Tëvë1, kishte paralajmëruar shkuarjen një ditë më herët, për rreth dy orë u ndalua nga pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe.
Pas verifikimit se ekipi i Tëvë1 kishte paralajmëruar këtë vizitë në Qeverinë serbe dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, iu dha leja të vazhdonte.
Ndryshe, një javë më parë pala kosovare dhe ajo serbe, arritën një dakordim për targat në Bruksel.
Sipas këtij dakordimi, pala serbe nuk do të prodhoj më targa ilegale, ndërsa autoritetet në Kosovë nuk do të shqiptojnë gjoba.
Ndërsa nga politikanët serbë u tha se kjo zyre në Rashkë do të mbyllet.
Kronika e realizuar nga Fidan Zejnullahu