tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Rusia tha se po tërhiqet, Stoltenberg: Jemi gati për më të keqen

tëvë1 nga tëvë1
16/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po marrin pjesë në një takim dy-ditor në Bruksel, i cili fillon sot dhe ka në fokus zhvillimet në kufirin Rusi-Ukrainë si edhe rrezikun që paraqesin politikat e Putinit ndaj Europës.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili po kryeson bisedimet, u tha mediave se NATO është e gatshme të bisedojë nëse Rusia është e gatshme t’i japë një shans diplomacisë duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh, atëhere aleanca është gati edhe për më të keqen.

“Ne punojmë shumë për më të mirën, një zgjidhje politike paqësore, por jemi gjithashtu të përgatitur për më të keqen që Rusia pushton edhe një herë Ukrainën,” thotë ai.

Ai thotë se numri i trupave ruse në kufirin me Ukrainën vazhdon të rritet dhe pritet të vijohet me të njëjtën ecuri.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që të bëjnë atë që thonë dhe të ulin realisht tensionet. Ulje e tensioneve do të thotë që tërheqja e trupave ruse të jetë reale për të shmangur çdo konflikt në Evropë”, shton ai.

Stoltenberg thotë se Rusia ka avancuar shumë duke dërguar në kufi pajisjet ushtarake dhe tani thotë se po tërheq forcat ushtarake. “Ata mund ta rikthejnë personelin shumë shpejt dhe shumë lehtë”, tha ai duke shtuar NATO duhet të shohë një tërheqje të qëndrueshme nga Rusia. /abcnews.al

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Të paktën 13 të vdekur nga tornadot në SHBA

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Vlorë, shpëtohen 3 shtetas të huaj që kishin mbetur në det

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Dodik bëri thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë

24/03/2023
LAJMET

Me simbole ruse, djathtistët serbë protestojnë kundër marrëveshjes me Kosovën

24/03/2023
RAJONI/BOTA

Schmid: Konsiderata të larta për kryesimin e suksesshëm të OSBE-së nga Shqipëria

24/03/2023
RAJONI/BOTA

Baerbock në Shkup: BE-ja nuk do t’ju lërë në baltë

24/03/2023

Përfundon e qetë protesta e PSD-së

25/03/2023
0

Ka përfunduar qetë protesta e Partisë Socialdemorkate të Kosovës, raporton teve1.info Protesta e Partia Socialdemokrate ishte organizuar për ta kundërshtuar...

Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad, fokusi te Granit Xhaka

25/03/2023
0

Përfaqësuesja e Zvicrës ka mbërritur të premten mbrëma në Beograd. Arritja e lojtarëve të Zvicrës ishte e qetë dhe efikase,...

Fillon protesta e PSD-së, hedhin tym mbi Qeveri

25/03/2023
0

Para pak çastesh ka filluar protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, raporton teve1.info Në protestën e ftuar për...

Izrael – Kosovë: Vlera e dy përfaqësueseve

25/03/2023
0

Izraeli dhe Kosova do ta nisin përballë njëra tjetrës kampanjën për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2024. Dy ekipet përfaqësuese...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.