tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Rusia avancon pushtimin në Kiev

tëvë1 nga tëvë1
25/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev më 25 shkurt, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë.

Ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak, sipas shifrave të publikuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ai i quajti ata “heronj” në një video të publikuar në orët e para të 25 shkurtit, në të cilën ai gjithashtu thotë se më shumë se 300 njerëz u plagosën në më pak se 24 orë luftime.

Zelenskiy tha se Rusia rifilloi sulmet me raketa në orën 4 të mëngjesit të 25 shkurtit, por trupat e saj ishin ndaluar të përparonin në shumicën e drejtimeve.

Shpërthimet u dëgjuan nga Kievi herët më 25 shkurt ndërsa sirenat ajrore ranë.

“Ata po vrasin njerëz dhe po i kthejnë qytetet paqësore në objektiva ushtarake. Është e keqe dhe nuk do të falet kurrë,” tha Zelenskiy.

Zelenskiy tha se pavarësisht humbjeve, forcat e armatosura të Ukrainës po “mbronin shkëlqyeshëm vendin kundër një prej kombeve më të fuqishme në botë”.

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës para agimit të 24 shkurtit, duke lëshuar sulme ajrore mbi qytete dhe baza ushtarake dhe duke dërguar trupa dhe tanke nga shumë drejtime.

Në Uashington, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi për sanksione të reja kundër Rusisë, duke thënë se Putin “zgjodhi këtë luftë” dhe se vendi i tij do të mbante pasojat e veprimit të tij.

Zelenskiy u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit të vendosin sanksione edhe më të ashpra dhe të largojnë rusët nga sistemi SWIFT, një rrjet financiar kyç që lidh mijëra banka në mbarë botën. Biden tha se SHBA-ja dhe partnerët e saj po e shmangin këtë veprim për momentin, por mund të vendosin më shumë sanksione më vonë. /rel

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Tërmet mbi 6 shkallë të Rihter godet Japoninë

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Bjellorusia thotë se pranoi armët bërthamore ruse për shkak të “presionit” perëndimor

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Publikohen pamje kur sulmuesja hyri në shkollë dhe vrau gjashtë persona

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në ShBA

27/03/2023
RAJONI/BOTA

Ndalohen dy persona, dyshohet se kanë lidhje me vrasjen në Top Channel

27/03/2023

Tërmet mbi 6 shkallë të Rihter godet Japoninë

28/03/2023
0

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore të martën, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Sipas agjencisë, tërmeti me magnitudë...

Arsenali ‘blidon’ Saka, gati marrëveshja e re

28/03/2023
0

Arsenali po kalon formë të lartë këtë edicion dhe është në vendin e parë në Premier Ligë, pas 28 ndeshjeve,...

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës me operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar

28/03/2023
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,...

H&M hap dyert më 30 mars në Prishtina Mall

28/03/2023
0

Kompania suedeze e modës H&M, hap dyert e dyqanit të saj të dytë në Kosovë të enjten, 30 mars në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.