tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Putini vizitë në Mariupolin e pushtuar

tëvë1 nga tëvë1
19/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një vizitë të papritur, e zhvilloi presidenti rus Vladimir Putin të shtunën mbrëma në Mariupol të Ukrainës, e para kjo në territorin e pushtuar nga forcat e tij, pas luftës që nisi.
Udhëtimi pasoi në Krime për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit të Detit të Zi nga Ukraina.

Duke u nisur nga fakti që dy vizitat erdhën disa ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për liderin rus duke e akuzuar atë për krime lufte, atëherë kjo u konsiderua si një akt i kundshëm kundërshtimi nga ana e Putinit.

Vizita nxiti gjithashtu zemërim nga Ukraina, ku këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak, tha se krimineli gjithmonë kthehet në skenën e krimit.

Një ekspert për Rusinë dhe Evropën Lindore, mendon se vizita e fundit e liderit rus në Krime dhe Mariupol u zgjodh në mënyrë strategjike për t’i dërguar mesazhe Perëndimit dhe popullit rus.

“Për Perëndimin mesazhi është një mesazh sfidues… Pothuajse ai po tregon se nuk kërkon falje dhe, ju e dini, në mënyrë efektive ai dëshiron të tregojë se është mbi këto zhvillime. Dhe gjithashtu për njerëzit e tij, ai po tregon se ka kontroll, tha Mark Voyger – ish-këshilltar special për çështjet ruse dhe euroaziatike

Kremlini këmbënguli se vizita ishte “spontane”.

Vizita është veçanërisht provokuese për ukrainasit e Mariupolit,pasi vendi ishte prej kohësh një simbol i rezistencës që ka dëshmuar disa nga luftimet më intensive që kur Rusia filloi pushtimin e saj.

Nga 450,000 njerëz që jetonin në qytet para luftës, më shumë se një e treta tashmë janë larguar./Tëvë1/

Tags: mariupolputin

Të ngjashëm

LAJMET

Hill në Preshevë, pritet nga Arifi

28/03/2023
LAJMET

Konjufca e Escobar thonë se nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

28/03/2023
LAJMET

Javën e ardhshme takohen Bislimi e Petkoviç në Bruksel

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Tërmet mbi 6 shkallë të Rihter godet Japoninë

28/03/2023
LAJMET

Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Bjellorusia thotë se pranoi armët bërthamore ruse për shkak të “presionit” perëndimor

28/03/2023

Hill në Preshevë, pritet nga Arifi

28/03/2023
0

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Beograd Christopher Hill. Ambasadori amerikan të hënën...

Arrestohet gjashtë persona për marrje me prostitucion

28/03/2023
0

Një aksion kundër ushtrimit të prostitucionit është ndërmarrë nga policia e kryeqytetit këtë të martë. 17 persona janë arrestuar pasi...

Qeriqi: Në Izbicë dëshmohet se Serbia ka qenë e vendosur të shfarosë popullin shqiptar

28/03/2023
0

Sot, u bënë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë të Skenderajt, në 24-vjetorin e masakrës, ku janë vrarë 147 persona,...

Hoti thotë se marrëveshja e Ohrit u reduktua në themelim urgjent të Asociacionit

28/03/2023
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se marrëveshja e Ohrit u reduktua në themelim urgjent të Asociacionit dhe sipas tij...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.