tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Pavel fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki

tëvë1 nga tëvë1
28/01/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Vlerat si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe përulësia fituan”, u tha Pavel mbështetësve dhe gazetarëve.

“Jam i bindur se këto vlera ndahen nga shumica dërrmuese prej nesh, ia vlen të përpiqemi t’i bëjmë pjesë të jetës sonë dhe t’i kthejmë në Kalanë e Pragës dhe politikën tonë”.

Nga numërimi i 99 për qind të votave, rezulton se gjenerali Pavel ka fituar 58.12 për qind të votave, ndërsa kundërshtari, ish-kryeministri populist, tani lider i opozitës, Andrej Babish (68), ka fituar 41.87 për qind të votave.

Dalja në zgjedhje ishte afër 70 për qind nga 8.25 milionë votues të regjistruar.

Çekët votuan sot për të zgjedhur pasuesin e presidentit aktual, Milosh Zeman, mandati i dytë i të cilit përfundon në mars.

Qendrat e votimit ishin hapur të premten në orën 14:00 dhe u mbyllën sot në të njëjtën orë.

Në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo presidenti i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Tema dominuese në zgjedhje ka qenë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës dhe ka bërë thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë.

Pavel, i cili është 61-vjeçar, ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ka qenë i ngushtë – të dy kanë fituar rreth 35 për qind të votave.

Kush është Petr Pavel?

Gjenerali i pensionuar, Petr Pavel, është hero i luftës dhe i ka pasion motoçikletat.

Me një bagazh të pasur ushtarak, 61-vjeçari është zotuar se, nëse zgjidhet president, ai do të “rikthejë rregullin” në Republikën Çeke – vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s –me 10.5 milionë banorë.

“Nuk mund ta injoroj faktin që njerëzit secilën herë e më shumë e ndiejnë kaosin dhe pasiguritë. Që shteti në njëfarë mënyre është ndalur së funksionuari”, ka thënë Pavel gjatë fushatës së tij.

“Ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë. Ne duhet të luajmë sipas rregullave, të cilat duhet të jenë për secilin njësoj. Neve na duhet një pastrim i përgjithshëm”, ka shtuar ai.

I lindur më 1 nëntor, 1962, Pavel ka kryer gjimnazin dhe universitetin ushtarak në ish-Çekosllovaki, e cila atëbotë është udhëhequr nga komunistët e përkrahur prej Moskës.

Ai i është bashkuar Partisë Komuniste dhe ka nisur të rritet shpejt në radhët e ushtrisë.

Kritikët e tij besojnë se ai ka studiuar për t’u bërë agjent i inteligjencës ushtarake për ushtrinë komuniste.

“Unë kam lindur në një familje ku anëtarësia në parti është konsideruar normale”, ka thënë Pavel në faqen e tij zyrtare.

“Nuk kam pasur informacione të mjaftueshme dhe përvojë për të vlerësuar natyrën kriminale të regjimit. Tani e di se ka qenë gabim”.

Kur ka rënë regjimi komunist më 1989, Pavel ka hequr dorë nga anëtarësia në parti dhe ka vazhduar kursin për inteligjencë.

Si parashutist elitar, emrit i Pavelit ka nisur të njihet kur ka ndihmuar në lirimin e trupave franceze nga një zonë serbo-kroate e luftës më 1993.

Më 1999, pasi Republika Çeke i është bashkuar NATO-s, Pavel ka kaluar tre vjet në komandën rajonale të aleancës veri-atlantike në Holandë.

Më vonë, ai ka fituar diplomë masteri për marrëdhënie ndërkombëtare në Kolegjin King të Londrës, dhe më pas është emëruar shef i shtabit të ushtrisë çeke.

Më 2015, ai është emëruar udhëheqës i Komitetit ushtarak të NATO-s.

Me një gjoks plot dekorime – përfshirë “Legjioni i Meritave” të Shteteve të Bashkuara dhe Croix de Guerre të Francës për trimëri, Pavel është pensionuar nga ushtria më 2018.

Kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, Pavel e ka themeluar iniciativën “Së bashku më të fortë”, me qëllim që t’iu ofrohet ndihmë atyre që kanë nevojë.

Gruaja e Pavelit, Eva, është po ashtu ushtare.

Ai ka dy djem nga martesa e kaluar dhe gruaja e tij ka një vajzë.

Pavelit i pëlqejnë udhëtimet, skijimi, fotografia dhe leximi në kohën e lirë, mirëpo pasioni i tij më i madh është motoçiklizmi.

“Për 33 vjet, unë i kam shërbyer lëvizjes demokratike dhe pro-perëndimore të vendit tonë”, ka thënë Pavel. /REL

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

30/03/2023
RAJONI/BOTA

Ukraina dënon me 12 vjet burgim një ushtar rus

30/03/2023
RAJONI/BOTA

Lavrovi do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme

30/03/2023
RAJONI/BOTA

​Hapet zyra e konsulencës për turizmin e Shqipërisë në Palma de Mallorca

30/03/2023
RAJONI/BOTA

Erdogan thotë se Putini mund të vizitojë Turqinë në prill

30/03/2023
LAJMET

Gjermania miraton Projektligjin që u mundëson punësim 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani

30/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.