tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Orban: Hungaria nuk do t’i bllokojë sanksionet kundër Rusisë

tëvë1 nga tëvë1
26/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Atë që e vendosin kryeministrat e BE-së, e pranojmë dhe e mbështesim edhe ne”, tha Orban, duke folur në kufirin midis Hungarisë dhe Ukrainës.

“Kjo është koha për të qenë të bashkuar. Është luftë”, tha ai dhe shtoi se përpjekjet për paqe janë më të rëndësishmet.

Sipas gazetës britanike Guardian, Orban është konsideruar më herët si njëri nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, brenda BE-së.

Bashkimi Evropian, deri më tani, ka shpallur tri runde sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet e BE-së, që godasin edhe presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e tij të Jashtëm, Sergei Lavrov, duhet të miratohen me unanimitet.

Rusia ka nisur ofensivën ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt.

Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.

Perëndimi e ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. /rel

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Aksident në Tiranë, vetura godet një 63-vjeçar dhe nipin e tij 5-vjeçar

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Protesta të reja të dhunshme në Francë

25/03/2023
RAJONI/BOTA

​Rama: Operatorët e turizmit detar të licencohen, ndryshe do të bllokohen

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Putin dhe Erdogan bisedojnë për marrëveshjen për drithërat

25/03/2023

Letra të djegura në objektin e IML, shkaktari i zjarrit nuk dihet akoma

25/03/2023
0

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Njëri prej zjarrfikësve në vendin e ngjarjes...

Kurti udhëton nesër për në Shqipëri

25/03/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të udhëtojë nesër për vizite pune në Shqipëri. Sipas njoftimit, atje Kurti do të...

Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore

25/03/2023
0

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në orët e mbrëmjes në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka shpërthyer një...

Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

25/03/2023
0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.