tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Maqedonia e V. regjistron 22 viktima nga COVID-19

tëvë1 nga tëvë1
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut të enjten më 17 shkurt ka regjistruar 22 viktima nga COVID-19 si dhe 1,117 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 10 të vdekur janë regjistruar në Shkup, 3 në Manastir ndërsa numër më i vogël në 6 qytete tjera.

Të dhënat bazohen në testimin e 3,513 testeve. Janë shëruar 1,059 persona, ndërsa janë 8,821 raste aktive.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, ka rënie të të infektuarve te moshat madhore dhe ka rritje kryesisht te fëmijët e moshës deri 14 vjeç.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka njoftuar se të premten do të nis testimi i rastësishëm nëpër shkollat fillore.

Vendimi për këtë erdhi pas raportit që tregoi një rritje prej 60% të nxënësve të infektuar me COVID-19.

“Të dhënat që i morën nga shkollat fillore ishin alarm për të iniciuar testimin e rastësishëm nga i cili presim të dhëna se sa është përhapja e virusit nëpër shkollat fillore. Janë siguruar ekipe shëndetësore të cilët do ta zbatojnë metodologjinë, do t’i mbledhin të dhënat dhe të njëjtat do të dorëzohen për analizë në Institutin e Shëndetit Publik me qëllim që të kemi pasqyrë të qartë se si po qarkullon virusi nëpër shkolla”, deklaroi Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Drejtuesit e Komisionit kanë theksuar se masat mbrojtëse do të mbeten në fuqi deri në uljen e numrit të të infektuarve dhe më pas do të vendoset nëse do të hiqen certifikatat e detyrueshme për hyrjen në objektet e mbyllura tregtare dhe në disa prej institucioneve tjera.

Tags: Covid-19MaqedoniaPandemia

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Të paktën 13 të vdekur nga tornadot në SHBA

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Vlorë, shpëtohen 3 shtetas të huaj që kishin mbetur në det

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Dodik bëri thirrje për bashkimin e Republikës Sërpska dhe Serbisë

24/03/2023
LAJMET

Me simbole ruse, djathtistët serbë protestojnë kundër marrëveshjes me Kosovën

24/03/2023
RAJONI/BOTA

Schmid: Konsiderata të larta për kryesimin e suksesshëm të OSBE-së nga Shqipëria

24/03/2023
RAJONI/BOTA

Baerbock në Shkup: BE-ja nuk do t’ju lërë në baltë

24/03/2023

Policia: Përfundon e qetë e pa incidente protesta në Prishtinë

25/03/2023
0

Policia e Kosovës është deklaruar rreth mbarëvajtjes së protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate, raporton teve1.info Sipas komunikatës së Policisë...

Përfundon e qetë protesta e PSD-së

25/03/2023
0

Ka përfunduar qetë protesta e Partisë Socialdemorkate të Kosovës, raporton teve1.info Protesta e Partia Socialdemokrate ishte organizuar për ta kundërshtuar...

Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad, fokusi te Granit Xhaka

25/03/2023
0

Përfaqësuesja e Zvicrës ka mbërritur të premten mbrëma në Beograd. Arritja e lojtarëve të Zvicrës ishte e qetë dhe efikase,...

Fillon protesta e PSD-së, hedhin tym mbi Qeveri

25/03/2023
0

Para pak çastesh ka filluar protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, raporton teve1.info Në protestën e ftuar për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.