tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Lëndohen tre persona, një granatë e vjetër shpërtheu gjatë punimit të tokës

tëvë1 nga tëvë1
19/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një granate të vjetër teksa punonin tokën e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karkavec të Prrenjasit ndërsa të plagosur janë Olsi Elezi 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe. Për shkak të plagëve të marra, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Dy gratë, të cilat janë në gjendje më të rëndë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Janë ende të paqarta rrethanat se si një granatë e pashpërthyer ndodhej në një tokë bujqësore ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Po punonim me katër veta, nuk e di se si plasi”, tha banori i plagosur për mediat, ndërsa është i fashuar në këmbë.

Policia thotë  se dyshimet janë për një granatë të vjetër e mbetur e pashpërthyer.  Në momentin e shpërthimit familjarë të tjerë janë gjendur pranë, por fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.

“Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, bëhet e ditur nga Policia e Shtetit./TCH/

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Aksident në Tiranë, vetura godet një 63-vjeçar dhe nipin e tij 5-vjeçar

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Protesta të reja të dhunshme në Francë

25/03/2023
RAJONI/BOTA

​Rama: Operatorët e turizmit detar të licencohen, ndryshe do të bllokohen

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Putin dhe Erdogan bisedojnë për marrëveshjen për drithërat

25/03/2023

Letra të djegura në objektin e IML, shkaktari i zjarrit nuk dihet akoma

25/03/2023
0

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Njëri prej zjarrfikësve në vendin e ngjarjes...

Kurti udhëton nesër për në Shqipëri

25/03/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të udhëtojë nesër për vizite pune në Shqipëri. Sipas njoftimit, atje Kurti do të...

Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore

25/03/2023
0

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në orët e mbrëmjes në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka shpërthyer një...

Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

25/03/2023
0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.