tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Kushtetuesja nuk shkarkoi Metën, Ambasada Amerikane: Gjykata po demonstron pavarësi dhe integritet

tëvë1 nga tëvë1
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Duke komentuar vendimin e mos-shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.

Shtetet e Bashkuara nënvizohet në këtë reagim, mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shkarkojë presidentin Ilir Meta. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është publikuar në faqen e saj, ndërsa vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

Në njoftimin e saj Gjykata Kushtetuese shpjegon se “pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure”, raporton TCH.

Gjatë procesit, këshilltarët ligjorë të Kreut të Shtetit e mbështetën në mënyrë të veçantë mbrojtjen e tyre, pikërisht te shkeljet e rënda që sipas tyre ishin kryer nga parlamenti që nga momenti i shqyrtimit të kërkesës së deputetëve që vunë në lëvizje parlamentin, deri në marrjen e vendimit.

Nga ana tjetër, shkeljet e pretenduara nga përfaqësuesit e shumicës socialiste, për Gjykatën Kushtetuese nuk mund të konsiderohen si shkelje të rënda të Kushtetutës.

Tags: ambasada amerikaneGjykata KushtetueseIlir Meta

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Tërmet mbi 6 shkallë të Rihter godet Japoninë

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Bjellorusia thotë se pranoi armët bërthamore ruse për shkak të “presionit” perëndimor

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Publikohen pamje kur sulmuesja hyri në shkollë dhe vrau gjashtë persona

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në ShBA

27/03/2023
RAJONI/BOTA

Ndalohen dy persona, dyshohet se kanë lidhje me vrasjen në Top Channel

27/03/2023

Konjufca e Escobar thonë se nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

28/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në kuadër të vizitës në SHBA është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e...

Ministri Murati priti në takim ambasadorin turk, Sabri Tunç Angili

28/03/2023
0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë,...

Krasniqi ka kërkuar drejtësi në përvjetorin e Masakrës së Izbicës

28/03/2023
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot 147 martirët e Masakrës së Izbicës, në 24 vjetorin...

Javën e ardhshme takohen Bislimi e Petkoviç në Bruksel

28/03/2023
0

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviq, do takohen javën e ardhshme në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.