tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Gjermania akuzon Rusinë për kërkesa të stilit të Luftës së Ftohtë

tëvë1 nga tëvë1
18/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për rrezikim të paqes, me diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë.

Ajo i ka bërë thirrje Moskës “të marrë hapa seriozë drejt uljes së tensioneve” në krizën rreth Ukrainës.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se Rusia mund të krijojë arsyetim për të pushtuar Ukrainën.

Biden ka thënë se veprimet ushtarake ruse mund të nisin shpejt, mirëpo ka theksuar se zgjidhja diplomatike është ende e mundshme.

Rusia ka thënë se këto pretendime “nuk kanë bazë” dhe ka akuzuar SHBA-në për nxitje të tensioneve.

Moska ka thënë se është duke kryer stërvitje ushtarake dhe se disa trupa janë kthyer në bazat e tyre të përhershme në ditët e fundit.

Fuqitë e Perëndimit kanë thënë se nuk ekzistojnë të dhëna për një tërheqje të tillë.

Të premten, ministrja gjermane është bërë zyrtarja e fundit perëndimore që ka shprehur shqetësim për pozicionimin e trupave ruse dhe pajisjeve ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Në një deklaratë të lëshuar para Konferencës së Sigurisë që mbahet në Mynih çdo vit, ajo ka paralajmëruar se Rusia është “duke sfiduar parimet themelore të paqes evropiane” me “mbledhjen e pashembullt të trupave” dhe “kërkesave sikurse të Luftës së Ftohtë”.

Komentet e saj i referohen kërkesave që ka bërë Rusia rreth sigurisë evropiane, duke kërkuar kufizim të ushtrisë së Perëndimit në shtetet që Rusia i sheh brenda sferës së ndikimit.

Perëndimi ka thënë se Rusia nuk ka të drejtë të ndikojë në politikat e shteteve sovrane, siç ka bërë ish-Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Lufta e Ftohtë ka qenë periudhë pas luftës – në shekullin XX – kur rivaliteti mes Perëndimit dhe ish-Bashkimit Sovjetik ka çuar dy superfuqitë globale në prag të luftës bërthamore. /rel

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
RAJONI/BOTA

Në Selanik të dielën mbahet mesha hyjnore e parë në gjuhën shqipe

01/04/2023
RAJONI/BOTA

“Jam ende gjallë”– Papa Françesku lirohet nga spitali

01/04/2023
RAJONI/BOTA

​Heshtje zgjedhore në Mal të Zi

01/04/2023
RAJONI/BOTA

14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

01/04/2023
RAJONI/BOTA

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

31/03/2023

Familja Krasniqi kujton 5 anëtarët e familjes të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës

01/04/2023
0

Familja Krasniqi nga Fushë-Kosova i ka kujtuar pesë anëtarët e saj të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës, 24 vjet më...

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
0

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri...

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

01/04/2023
0

Një aksident trafiku ka ndodhur në Parallovë të Artanës ku një veturë është rrokullisur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e...

Boston synon kreun në Lindje, fitojnë Lakers e Golden State, zhgënjen Denver

01/04/2023
0

Boston i afrohet kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 122-114 ndaj Utah Jazz, duke qenë vetëm një...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.