tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar, presioni tash tek Prishtina

tëvë1 nga tëvë1
03/02/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë , Ivica Daçiq, ka thënë se edhe pse i njohin “vijat e kuqe” të Serbisë, në Washington dhe Bruksel kanë ndryshuar qëndrim ndaj tyre duke e vlerësuar qasjen e Serbisë ndaj dialogut si “konstruktive dhe të përgjegjshme”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Daçiq theksoi dy vija të kuqe – çështjen e njohjes së Kosovës, pra çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe – siç tha ai – “një parakusht për të gjitha parakushtet” që së pari të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Është diçka për të cilën realisht nuk kemi nevojë të diskutojmë apo negociojmë përsëri, sepse është diçka për të cilën ndoshta jemi pajtuar kur e kemi nënshkruar atë marrëveshje 10 vjet më parë”, tha shefi i diplomacisë serbe, transmeton teve1.info.

Daçiq thekson se gjëja më e rëndësishme për të gjatë qëndrimit në Uashington ishin bisedimet në Departamentin e Shtetit, me zyrtarët që takoi së fundi në Beograd – këshilltarin Derek Chollet dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

“Temat qendrore ishin marrëdhëniet tona dypalëshe, pra se si të përpiqemi të përparojmë në ato marrëdhënie. Mendoj se është e rëndësishme edhe telefonata që Sekretari i Shtetit Blinken bëri me presidentin Vuçiq para seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë. Ajo thirrje ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit që mund të dëgjoja si në Bruksel ashtu edhe këtu në Uashington – dhe mendoj se ky është ndoshta mesazhi më i rëndësishëm, që është se performanca dhe pozicioni i presidentit Vuçiq, pra i Serbisë, vlerësohet si konstruktiv dhe i përgjegjshëm. Dhe shpesh krahasohet me Prishtinën dhe Kurtin – për të cilët ka vlerësime të kundërta”, tha Daçiq, transmeton teve1.info.

“Këtu kam dëgjuar se shprehen pozitivisht për Serbinë dhe vetë thonë se qëndrimi i QUINT-it, përfshirë edhe SHBA-së, ka ndryshuar shumë në raport me këtë pozicionim të Serbisë, gjë që tregon se ka qenë një vendim i drejtë”.

Duke folur për 6 kushtëzimet e kryeministrit Kurti për Asociacionin, Daçiq tha se është shumë e vështirë të diskutohen ato, kur marrëveshja është nënshkruar para 10 vitesh.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë më thanë se ai u tha se nuk do ta formoj Asociacionit e Komunave Serbe para se të nënshkruhet ajo marrëveshje, dhe para nënshkrimit të marrëveshjes ai kërkon që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovë ta njohin Kosovën, që ai të hyjë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe së dyti, t’i thuhet data e saktë se kur do ta pranojnë kërkesën e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO… Në këtë moment, gjithçka e ashpër. Kritikat dhe presionet kanë për qëllim në radhë të parë Prishtinën”, tha Daçiq.

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

30/03/2023
RAJONI/BOTA

Ukraina dënon me 12 vjet burgim një ushtar rus

30/03/2023
RAJONI/BOTA

Lavrovi do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme

30/03/2023
RAJONI/BOTA

​Hapet zyra e konsulencës për turizmin e Shqipërisë në Palma de Mallorca

30/03/2023
RAJONI/BOTA

Erdogan thotë se Putini mund të vizitojë Turqinë në prill

30/03/2023
LAJMET

Gjermania miraton Projektligjin që u mundëson punësim 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani

30/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.