tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Borrell kërkon nga Rusia heqjen e njohjes së dy rajoneve të Ukrainës

tëvë1 nga tëvë1
22/02/2022
A A
Josep Borrell.

Josep Borrell.

Share on FacebookShare on Twitter

Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska njohu rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut si entitete të pavarura. Këto rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia, raporton REL.

Borrell përmes një deklarate në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, tha se Moska me këtë veprim po minon edhe më tej sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe se një gjë e tillë është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjes së Minskut.

“Si nënshkruese e marrëveshjes së Minskut, Rusia ka përgjegjësi direkte për të punuar në gjetjen e zgjidhjes paqësore të konfliktit”, tha Borrell, duke iu referuar marrëveshjes së arritur më 2015, që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Ky konflikt nisi në pranverën e vitit 2014 dhe deri më tani ka marrë jetën e mbi 13,200 persona.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë, si palë e konfliktit, që të tërheqë njohjen, t’i përmbahet zotimeve, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’iu rikthehet diskutimeve në formatin e Normandisë dhe të Grupit Trelateral të Kontaktit. Ne po ashtu u bëjmë thirrje shteteve të tjera që të mos e ndjekin vendimin joligjor të Rusisë për të njohur këto rajone”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se blloku evropian do të ndërmarrë masa ndaj Rusisë dhe ndaj individëve dhe entiteteve që janë përgjegjëse për minimin e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas Borrellit, këto veprime do të koordinohen me partnerët.

“Ne e paralajmërojmë Rusinë që të mos shfrytëzojë paktet e reja që ka nënshkruar me ‘republikat’ e vetëshpallura si pretekst për të ndërmarrë veprime të mëtejmë ndaj Ukrainës. BE-ja është e gatshme të miratojë sanksione të gjera politike dhe ekonomike”, tha Borrell.

Gjermania dhe Britania veçse kanë njoftuar për sanksionet e para ndaj Rusisë, ndërkaq shtetet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se po përgatisin sanksione ndaj Moskës.

Tags: Njohja e dy rajoneve të UkrainësRusiaUkraina

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Top Channel: Akti i sulmit ka mision goditjen e fjalës së lirë

27/03/2023
RAJONI/BOTA

Protesta masive në Izrael pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

27/03/2023
RAJONI/BOTA

Rama: Sulmi në Top Channel kërkon përgjigje nga agjencitë ligjzbatuese

27/03/2023
RAJONI/BOTA

Grevat bllokojnë transportin publik në Gjermani

27/03/2023
RAJONI/BOTA

Begaj pas sulmit në Top Channel: Inkurajoj organet që të zbardhin sa më shpejtë këtë ngjarje

27/03/2023
RAJONI/BOTA

Të shtëna me armë zjarri në objektin e Top Channel, vritet roja i sigurisë

27/03/2023

Top Channel: Akti i sulmit ka mision goditjen e fjalës së lirë

27/03/2023
0

Televizioni nga Shqipëria Top Channel , ka lëshuar një deklaratë pas sulmit me armë zjarri që është bërë në drejtim...

Kosova sot i kthehet përgatitjeve për ndeshjen me Andorrën

27/03/2023
0

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot (e hënë) do ta zhvillojë seancën stërvitore para ndeshjes së dytë kualifikuese në muajin...

Osmani kujton të vrarët gjatë luftës në lagjen “Dardania” në Pejë

27/03/2023
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të...

Auto Mita rikthen “5shen perfekte” – pesë arsye më shumë për t’u bërë me veturë të re

27/03/2023
0

Si shtëpia më e madhe e veturave në Kosovë, ku mund të bëni përzgjedhjen e veturave më të mira dhe...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.