tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Biden mirëpret urdhër-arrestimin për Putinin

tëvë1 nga tëvë1
18/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden mirëpriti lëshimin e një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Gjykata e akuzoi Presidentin Putin për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë – diçka që presidenti Biden tha se lideri rus e kishte bërë “qartë”.

Pretendimet fokusohen në deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, që nga fillimi i luftës së Rusisë, në vitin 2022.

Moska i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar urdhër-arrestimin si “fyes”.

Ka shumë pak gjasa që do të ketë rezultat nga ky veprim, pasi gjykata nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuar pa bashkëpunimin e qeverisë së një vendi.

Rusia nuk është vend anëtar në gjykatën në fjalë, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje.

Megjithatë, kjo mund të prekë Putinin në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar në botë. Ai tani mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të gjykatës.

Putin është vetëm presidenti i tretë që i është lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale./BBC/

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
RAJONI/BOTA

Në Selanik të dielën mbahet mesha hyjnore e parë në gjuhën shqipe

01/04/2023
RAJONI/BOTA

“Jam ende gjallë”– Papa Françesku lirohet nga spitali

01/04/2023
RAJONI/BOTA

​Heshtje zgjedhore në Mal të Zi

01/04/2023
RAJONI/BOTA

14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

01/04/2023
RAJONI/BOTA

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

31/03/2023

Rama për gjyqin ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

01/04/2023
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit pwr fillimin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në...

Hoti: Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore

01/04/2023
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se moszgjidhja e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, u bë...

Familja Krasniqi kujton 5 anëtarët e familjes të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës

01/04/2023
0

Familja Krasniqi nga Fushë-Kosova i ka kujtuar pesë anëtarët e saj të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës, 24 vjet më...

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
0

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.