Sipas tyre, organet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe kanë nisur hetimet.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një gruaje 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së, ku sipas hetimeve të para dyshohet se rasti ka të bëjë me vrasje.
Gazetarja e Tëvë 1 në vendin e ngjarjes, Florijeta Dernjani bën të ditur se sipas dëshmitarëve, gruaja që dyshohet se mbeti e vrarë, ka qenë shtatëzënë.
Sipas saj, nuk dihet ende nëse relacioni që kishin viktima me dorasin është lidhje martesore. /Teve1.info/