Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet me fillim nga ora 10:00, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Qeverisë, në mbledhjen e së mërkurës ndër të tjera në rend të ditës është edhe “Shqyrtimi i propozim vendimit për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për katërmbëdhjetë projekte kapitale në përputhje me marrëveshjet e mirëkuptimit të nënshkruara nga ministri i MZhR-së dhe kryetarët e komunave.
Shqyrtimi i propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit zëvendësministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e marrëveshjes financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.
Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë me këtë rend dite: