Në emisionin “Info Nata” në tëvë1 ai deklaroi se ajo ishte më shumë një shfaqje teatrale dhe një lloj presioni.
“Mirëpo fatmirësisht nuk ndodhi diçka më serioze edhe pse i kam dëgju reagimet e zv.kryeministrit Bislimi një porononcim të tij realisht ne e dimë që pika Jarinje është në territorin e Serbisë 100 m thellë dhe në bazë të marrëveshjes së Brukselit kur bëhet fjalë për menaxhimin e integruar të kufirit përgjegjës është policia serbe atje funksionojnë e dini që është në një distancë të vogël janë PK edhe ajo serbe. Të gjitha shpenzimet shërbimet komunikative të gjitha shkojnë në faturën e policisë serbe edhe është përgjegjëse për objektin. Kurse në Bërnjak është e kundërta, Policia e Kosovës është përgjegjëse për të gjitha edhe për sigurinë më shumë e shoh si shfaqje teatrale është lloj presioni gjoja me i tregua botës se të gjithë serbët janë të solidarizuar”, tha ai.
Sipas tij, situatë më serioze është në katër komunat veriore teksa shton se edhe Qeveria e Kosovës po e pranon këtë duke thënë se atje po e dirigjojnë grupet kriminale.
Ish-drejtori i PK-së potencon se deklaratat e ekzekutivit se këto grupe po udhëheqin këtë pjesë të vendit, është degradim i madh i sigurisë.
“Nuk e shoh ndonjë përpjekje serioze sa është dhënë nëpër media, është mirë që janë kyqur pjesëtarët e KFOR-it mirëpo përtej kësaj nuk ka qenë ndonjë situatë serioze unë si e shoh. Ndërsa situata në komunat veriore atë po e pranojnë edhe Qeveria e vendit. I keni parë deklaratat e ministrit të Brendshëm, deputetëve dhe kryeministrit që theksojnë se ekzistojnë grupe kriminale të ardhura nga Serbia. Pra ata Qeveria jonë po e pranon që realisht situata në pjesën veriore është duke kontrolluar nga Serbia dhe është degradim i madh i aspektit të sigurisë”, shtoi ai./teve1.info/