Qalaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se kanë pasur incidente të fabrikuara, por jo në pjesën veriore, kryesisht në Klinë, Pejë Gorazhdec e Gjilan.
“E kemi Këshillin e Sigurimit tash seanca nuk e di kur mbahet, këto ditë shumë afër dhe i kemi zhvillimet në Bruksel për tragat. Zakonisht në këto situata kemi pasur incidente të fabrikuara por kryesisht i kemi pasur jo në pjesën veriore, por kryesisht në Klinë, Gorazhdec, Pejë, rastin nga Gjilani, prandaj prej këtij momenti i bëj thirrje Policisë së Kosovës t’i shtoj patrullimet sidomos në lokacionet multietnike në këto pjesë”, tha ai. /teve1.info/