Ai përmes një lidhjeje direkte, tregoi disa nga shkaqet kryesore që qojnë deri tek këto akte makabre.
“Uroj që çudia më e madhe të mos zgjasë vetëm 3 ditë, por t’i përveshim mëngët dhe të organizojmë iniciativa për pakësimin e këtyre rasteve. Ne fillimisht duhet ta njohim shkakun dhe motivet kryesore që qojnë deri tek këto akte makabre të cilat dita ditës po shtohen”, deklaroi Kastrati në emisionin “Këndi i Debatit”.
I pyetur se cila mund të jetë arsyeja kryesore pse po ndodhin kaq shpesh këto raste, Kastrati tha se zakonisht njerëzit që kryejnë akte të tilla, karakterizohen me çrregullime të personalitetit.
“Modele këto të cilat mund të vijnë që nga fëmijëria, një çrregullim deluzional.Për shembull në mesin e 45 rasteve, 30 apo 40 përqind e rasteve të cilët kryejnë vrasje, vuajnë nga çrregullimi i personalitetit paranojak”, tha tutje ai.
Teksa më tej shtoi se problemi në këtë mes nuk qëndron vetëm tek institucionet,por edhe te shoqëria kosovare.
“Ligjërata morale sa të duash, por mungon qasja praktike”, tha ai tutje./teve1.info/.