Sipas komunikatës për medie, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë bërë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave. Po ashtu, Prokuroria në Prishitnë ka ngritur 23 aktakuza kundër 25 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar në dy raste të ndryshme si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një të dyshuari.
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë 6 persona, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave si dhe janë ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person dhe ka ngritur 43 aktakuza kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.