Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, e ka quajtur terrorizues dhe kriminal djegien e veturave në veri të Kosovës, raporton teve1.info
Përmes një cicërime në Twitter, Vela ka shkruar se djegia e veturave për tri ditë radhazi në veri të Kosovës po ndodh nga strukturat ilegale, derisa ka thënë se regjimi piroman i Vuçiqit do të dështoj.
“3 makina të tjera janë djegur në Leposaviq. Të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga #serbët e Kosovës, strukturat ilegale të #Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromane i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.
Another 3 cars burnt in Leposavic. Discredited & with diminishing support from #Kosovo Serbs, #Serbia’s illegal structures are resorting to criminal and terrorizing tactics. Rule of law will prevail & every culprit will be brought to justice. Vučić’s pyromaniac regime will fail.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 1, 2023