Dy vetura në pronësi të serbëve, në qytetin e Zubin Potokut, janë djegur.
Blerim Vela, shef i stafit të Presidencës ka shkruar rreth këtij akti.
Sipas tij, shkak i djegies së këtyre veturave mund të jetë vetëm sepse ato kishin të vendosura targa të Republikës së Kosovës.
“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela në Twitter.
#Serbia’s illegal structures continue their intimidation of local Serbs in Zubin Potok. Last night, two cars owned by Kosovo Serbs were burnt apparently just because they had RKS car plates. As per Brussels agreement, 🇽🇰 car plates are the only legal car plates in all #Kosovo. pic.twitter.com/NCjRzumocA
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 30, 2023