Në ditën ndërkombëtare të personave me sindromë Down, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, premtoi mbështetje
Ndërsa në marshin protestues me moton ‘’Ec me këpucët e mia’’, mori pjesë edhe shefja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila tha se duhet ofruar trajtim të barabartë.
“Ua kemi borxh që të punojmë bashkërisht dhe përveç gjithëpërfshirjës, bashkëpunimit, ta kuptojmë edhe si është të ecet në këpucët e tyre, në një shoqëri që deri tani nuk iu ka ofruar trajtim të barabartë’’
E me rastin e kësaj dite, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu mundësitë për punësim të personave me sindromë Down.
“Ne kishim sot një takim me organizatën e cila i ndihmon të gjithë fëmijët me sindromën Down, dhe biseduam edhe për mundësitë që të kemi trajnime e punësime për personat me sindromën Down. Por gjithashtu edhe 100 asistentë shtesë, si dhe kurse të veçanta për prindërit me qenë se nuk mjafton që këta fëmijë të jenë të mirëpritur në shkolla dhe institucione publike, por duhet që atyre t’iu ndihmojmë edhe në familjet ku janë.”, tha Kurti.
Kjo ditë u shënua edhe me aktivitete tjera të ndryshme në Kosovë.
Kronika e realizuar nga Albiona Hajdari