Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë/kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.
Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, e malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Në rastin tjetër, tek i dyshuari i dytë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 32 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.
Edhe në këtë rast janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Kurse në rastin e tretë, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 31 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.
Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Në të tria rastet është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rastet të procedohen në procedurë të rregullt.