Sipas policisë dyshohet se lloji i gazit/tymit është përdorur nga protestuesit.
“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës”, thuhet në komunikatën e PK-së
Sipas tyre në protestë si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj zyrtarëve të PK-së dy prej tyre kanë pësuar lëndime.
Poashtu Policia thotë se një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor. Po ashtu sipas informacioneve të deritanishme një qytetarë ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasoj e gazit/tymit të hedhur”, thuhet në komunikatë.
Policia thekson se protesta e veteranëve nuk ishte lajmëruar në polici.
Protesta e veteranëve të UÇK-së ka eskaluar, ata po kërkojnë që të përfshihen në Projektligjin për pagën minimale./teve1.info/