Kështu ka raportuar gazetari i tëvë1, Gojart Jashari i cili tha se kjo është bërë me rekomandimin e Policisë për shkak se nuk ka siguri në atë pjesë.
Ai tregoi se para disa minutash ka ndodhur një shpërthim i ri me bombë në atë zonë.
“Siç e thatë edhe ju në Mitrovicën Veriore gjatë ditës kanë ndodhur disa shpërthime dëshmitar të një shpërthimi jashtëzakonisht të madh ishim edhe ne vetë para 35-40 min shpërthimi ndodhi pikërisht para objektit të KQZ-së në Mitrovicën Veriore. Pas shpërthimit me rekomandim të policisë gazetarët ashtu edhe ne u shpërndamë dhe tashmë jemi tek Ura e Ibrit vlen të ceket në objektin e KQZ kanë mbërritur edhe njësitë e deminimint për ta ç’montuar mjetin e dyshuar që dyshohet se gjendet në objektin e KKZ-së”, tha ai.
Po ashtu, gazetari i tëvë1 raportoi se nuk ka frekuentim të njerëzve në sheshin kryesor të Mitrovicës Veriore.
“Për momentin situata është kjo në rrugët e sheshit kryesor nuk ka frekuentim të njerëzve dhe mjeteve… Siç e thashë edhe më herët me rekomandim të Policisë u larguam nga vendi ku po qëndronim para objektit të KKZ dhe tashmë jemi në një zonë e cila është më e qetë në të paktën në këtë zonë nuk ka pasur shpërthime të mëdha gjatë ditës dhe për momentin situata është stabile”, raportoi ai./teve1.info/