Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, i kërkuar ndërkombëtarisht.
I arrestuari që sipas Policisë është Armend Morina 45-vjeç nga Gjakova është ka qenë i kërkuar nga Gjermania për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “,
“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Ëangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.
Policia thotë se është duke përgatitur procedurat e ekstradimit të tij për në Gjermani./teve1.info/