Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas disa ditë ecje mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimangjaro, majën më të larta në kontinentin Afrikan me lartësi prej 5895 metrash.
Pjesë e kësaj ekspedite që filloj me 16 shkurt janë katër pjesëtarë të Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët së bashku me Klubin Alpin Prishtina arritën të realizojnë edhe këtë ngjitje mjaft sfiduese.
“Me arritje të tilla djemtë dhe vajzat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e dëshmojnë në vazhdimësi përgatitjen e tyre profesionale dhe fizike për të treguar rezultate të larta ku do që marrin pjesë”, thuhet në njoftimin e FSK-së./teve1.info/