Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka njoftuar se për tri ditë më radhë do të marshohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Përmes një statusi në Facebook, Behrami ka thënë se në fillim të prillit marshi do të mbahet në New York ndërsa të nesërmen në Prishtinë. Kurse më 3 prill marshi do të mbahet në Hagë.
“Me 1 Prill në New York, më 2 prill në Prishtinë, më 3 prill në Hagë. “Marshojmë për drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së”!”, ka shkruar Behrami në Facebook.