Raketat hipersonike, janë armë të shpejta të cilat mund të shmangin zbulimin nga sistemet e mbrojtjes raketore.
Rusia më parë është mburrur për arsenalin e saj të armëve hipersonike, mirëpo detaje rreth operacionit mbeten të pakta.
Ky sulm besohet se është kryer duke përdorur raketa Kinzhal ose “Dagger”.
Sipas ekspertëve, shpejtësia dhe aftësia e tyre për të fluturuar ulët, i bënë të padukshme për shumicën e sistemeve të mbrojtjes kundër raketave.
Është thënë se Rusia ka shkatërruar gjithashtu edhe qendrat e radios ushtarake ukrainase, duke përdorur një sistem raketash bregdetare, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Ndërsa Mirror ka raportuar se ende nuk dihet se sa viktima ka pasur në sulme, transmeton teve1.info.
Putin tha më parë se vendi filloi të krijojë armë hipersonike “në përgjigje të vendosjes së një sistemi strategjik të mbrojtjes raketore nga SHBA”.