Sipas Osmanit, Kosova ka nevojë që BE-ja të kalojë “nga fjalët në vepra”, përcjell teve1.info
“Në të njëjtën kohë, jam këtu si udhëheqësja e vendit më pro evropian që ekziston dhe në këtë kuptim ne kemi shënuar përkushtimin tonë drejt vlerave të Bashkimit Evropian në secilin veprim që kemi marrë…na duhet që Bashkimi Evropian të kalojë nga fjalët në vepra, sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, tha ajo para mediave.
Presidentja Osmani bëri të qartë se Kosova do të aplikojë deri në fund të vitit për pranim në BE.
Gjithashtu, ajo potencoi se kjo mbledhje e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor nuk është vendi për dialog apo negocimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani përsëriti se Kosova kërkon që dialogu me Serbinë të jetë i fokusuar në njohje reciproke dhe mbrojtje të integritetit territorial e sovranitetit të Kosovës, teksa shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është vazhdimësi e mentalitetit që ekzistonte në Serbi në vitet e 90-ta.
Në fillim të samitit, presidentja Osmani u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Teve1.info/