Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.
Në takimin e mbajtur në Pallatin Vahdettin në Istanbul, Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Kosovës dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh.
Në agjendë do të jenë edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për Ballkanin.
Më pas, Erdogan dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Turqia e njohu pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së saj.
Ballkani është një prioritet për Turqisë, jo vetëm për arsye politike, ekonomike dhe gjeografike, por edhe për lidhjet historike, kulturore dhe njerëzore me rajonin.