Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Sveçanit, Sladjana Pantić.
Përmes një komunikate të lëshuar për media, thuhet se në zgjedhjet e këtij viti në prill, në katër komunat veriore, pjesëmarrja e qytetarëve kontribuon në zhvillimin e demokracisë dhe adresimit të nevojave të komunitetit, raporton teve1.info.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić. Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova.Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit”, komunikata e plotë./teve1.info/.